ASPEKTE TË KËRKIMIT NË MATEMATIKËN E APLIKUAR

Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Tiranë më, 3 Dhjetor 2016

Kemi nderin t'ju ftojmë në Workshop-in "ASPEKTE TË KËRKIMIT NË MATEMATIKËN E APLIKUAR" që do të zhvillohet në 3 Dhjetor 2016 në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Tiranë.


Workshop-i do të organizohet nga Departamenti i Matematikës së Aplikuar të Fakultetit të Shkencave të Natyrës me mbështetjen e Universitetit të Tiranës.


Shiko programin

Tema që do të trajtohen



Ky workshop synon të bashkojë në një takim kërkues shkencor (nga mjedisi universitar dhe jo vetëm) si dhe aplikues për të prezantuar dhe diskutuar zhvillimet në fushat e matematikës së aplikuar, metoda dhe metodologji në drejtimet:


Probabilitet dhe Statistikë

Analizë e të dhënave, Seri Kohore, Ekonometri, Modele parametrike dhe jo-parametrike, Metodat Bootstrap, Sondazhe, Analiza e mbijetesës, Sigurime dhe Financë, Valëzat dhe teoria e sinjaleve, Statistika hapësinore, Trajtim i imazhit, Biostatistikë, Mësimdhënia në temat e probabilitetit dhe statistikës, Softuer statistikor.


Analizë numerike dhe kërkime operacionale

Zgjidhje numerike ekuacionesh, Metodat Krylov, Algoritme numerike paralele, Probleme optimizmi, Grafe dhe rrjeta, Metoda numerike për ekuacione diferenciale, Rrjeta nervore artificiale, Interpolim, Përafrim, Përpunim i sinjaleve dhe figurës, Analizë spektrale, Njehsime shkencore, Mësimdhënia në temat e njehsimeve numerike.

Prezantimet



Punimet do të prezantohen në gjuhën shqipe. Për të marrë pjesë në workshop si referues duhet të dërgoni një abstrakt (deri në 250 fjalë), i shkruajtur në Word 2010 sipas formatit bashkangjitur. AKMA Abstrakt Template


Abstrakti duhet të dërgohet në adresën elektronike: [email protected] përpara datës 21 Nëntor 2016.


Pjesëmarrja në workshop eshte pa pagesë dhe të gjitha materialet e nevojshme gjatë tij do të sigurohen nga organizatorët.


Duke qënë se hapësirat ku do të organizohet workshopi janë të limituara do të vlerësonim një konfirmim të pjesëmarrjes tuaj nëpërmjet e-mail: [email protected] përpara datës 21 Nëntor 2016, ose nëpërmjet plotësimit të formularit që mund të gjeni on-line duke klikuar në linkun: Formulari i Regjistrimit

Komiteti



Drejtuesi i Projektit: Fatmir Hoxha


Bashkëpuntorët:

Universiteti i Tiraniversiteti i Tiranës
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Departamenti i Matematikës së Aplikuar


Fatmir HoxhaEglantina KalluçiEva JaniEralda Dhamo(Gjika)Markela MuçaKlodiana BaniAurora Simoni (Ferrja)Frederik DaraLlukan PukaThoma MitreOmer StringaAlma SpahoMajlinda GodoleGlediana FotoAmanda ZeqiriArbër QoshjaLule Hallaçi

Kontakt



Për çdo pyetje apo informacion jeni të lutur të na kontaktoni në njërën prej adresave elektronike më poshtë:



Jeni të ftuar të merrni pjesë në workshop edhe nëse nuk prezantoni një punim.



Sinqerisht,

Prof. Dr. Fatmir Hoxha


Përgjegjës i Departamentit të Matematikës së Aplikuar

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Universiteti i Tiranës

Vendndodhja